Përgjaket Egjipti, 100 të vrarë

27/07/2013 00:00

Të paktën 100 persona humbën jetën në protestën e organizuar nga
përkrahesit e ish- Presidentit egjiptian, Mohamed Mursi në Kajro.

Nje mjek tha për BBC-në se gjatë protestave pranë xhamisë, Rabaa Al Adauija mbeten të plagosur mbi 1000 persona. Nuk është ende e qartë nëse perleshjet pranë xhamisë kishin të bënin me një përpjekje nga forcat e sigurisë egjiptiane për të pastruar kampin e dhjetera mijera protestuesve pro-Mursit.

Ministri i Brendshem tha se “protesta duhet te marre fund, ne nje menyre ligjore”. Sipas tij- prokurori do te leshoje nje urdher, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Grupet rivale zhvilluan dy protesta në kryeqytetin e vendit. Mijëra njerez pushtuan Sheshin Tahrir në mbështetje të ushtrisë, që rrezoi nga pushtetin Mursin. Sipas Ministrise se Shendetesise se Egjiptit, bilanci i trazirave ishte 20 te vrare dhe 177 të plagosur. 

Dite me pare, gjenerali Abdel Fatah Al Sisi beri thirrje për një protestave massive dhe i kërkoi popullit për t’i dhënë, mandatin e ndërhyrjes së tij.Dhuna duket se nisi pas përkrahesit e Mursit u përpoqen të bllokojnë rrugen kryesore, gjate nates dhe forcat e sigurise u kunderpergjigjen.

Agjensia shteterore e lajmeve MENA- citoi zyrtare te sigurise qe thane se nuk jane perdorur plumba te vertete, por vetem gaz lotesjelles. Zyrtare egjiptiane thane se forcat e sigurise u perpoqen te ndalonin perleshjet mes dy grupeve kundershtare dhe tete police mbeten te plagosur. Por sipas zedhenesit te “Vllazerise Myslimane” Gehad El Hadad “ata qelluan per te vrare”.

Nje prej anetare te Vllazerise Myslimane, Saad El Hoseini i tha agjensise Reuters se kjo eshte nje perpjekje nga forcat e sigurise per te pastruar zonen prane xhamise.Perplasje mes grupeve rivale e u shenuan edhe ne qytetin e Aleksandrise, ku humben jeten te pakten 10 persona. Pas rrezimit te Mursit, prej 3 korrikut – te premten u ngriten zyrtarisht akuzat kunder tij.

Ai akuzohet se ka komplotuar me grupin militant Hamas, qe drejton Rripin e Gazes dhe ka lidhje te forta me “Vllazerine Myslimane” si dhe ka organizuar sulme ne burgje ne kryengritjen e vitit 2011, qe rrezoi nga pushteti presidentin Hosni Mubarakun. Mursi dhe disa udheheqes te vllazerise myslimane munden te arratiseshin nga burgu i Kajros ne Janar te 2011.

Dhuna në Egjipt, Ashton thirrje për qetësi

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, ka shpreh “keqardhje të thellë” për viktimat e shkaktuara gjatë përleshjeve në Egjipt dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalin dhunën, njoftoi të shtunën Brukseli.

Baronesha i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje dhe për respekt të protestave paqësore.

Vëllazëria Myslimane, që përkrah presidentin e përmbysur Mohamed Mursi, ka akuzuar direkt forcat ushtarake të Egjiptit si përgjegjëse për dhunën, dhe se kanë shtënë të premten dhe të shtunën për vdekje në mbi 70 përkrahës islamist.

Top Channel