Ortodoksët në Kiev festojnë 1,025 vjet të konvertimit

27/07/2013 00:00

Ngjarje të mëdha politike dhe fetare janë paraparë të ndodhin këtë
fundjavë në Kiev, për të shënuar përvjetorin e 1,025-të të konvertimit
në krishterim të rusëve te Kiev, që është shteti mesjetar sllav, i cili
vendosi themelet ortodokse për Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën
moderne.

Presidentët rus Vlladimir Putin, ai serb Tomisllav Nikolliç dhe i Molldavisë Nicolae Timofti pritet të marrin pjesë në festimet e së shtunës.

Shefi i shtetit rus dhe presidenti i Ukrainës Viktor Yanukoviç pritet të kenë, po ashtu, një takim të veçantë, para se të vizitojnë bashkërisht Sevestopolin të dielën.

Liderët e krishterë ortodoks nga mbarë bota po ashtu do të mblidhen në Kiev, përfshirë kreun e kishës ruse Patriuku Kirril.

Një gjykatë e Kievit, ka marr vendim të premten që të ndalojë çfarëdo protesta ose marshime në kryeqytetin ukrainas.

Policia ka arrestuar dhjeta veta të premtën të cilët morën pjesë në një tubim kundër këtyre festimeve fetare.

Top Channel