Gjermani, bomba zjarri kazermës ushtarake

27/07/2013 17:50

Një zjarr i shkaktuar nga disa bomba të vendosura poshtë makinave ushtarake ka rënë gjatë natës në një kazermë ushtarake në Havelberg, në veri-lindje të Gjermanisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane, që citojnë burime ushtarake, sipas të cilave nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar por të paktën 16 automjete janë dëmtuar.

Sipas burimeve, dëmet materiale llogaritet të arrijnë në disa miliona dollarë, ndërkohë që autorësia dhe motivet e atentatit janë ende të panjohura.

Gjithësesi, ekspertët ushtarakë sugjerojnë se veprimi në fjalë është kryer nga një operativ profesionist, duke pasur parasysh faktin se ka qenë në gjendje të depërtojë brenda kazermës dhe të vendosë bombat poshtë makinave.

Gjithashtu, duke analizuar materialin e përdorur, bomba zjarri, ekspertët sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një paralajmërim, por pa mundur të thonë nga kush.

Top Channel