“Cabriolet”, emisioni i ri në Top Channel
27/07/2013 00:00
“Cabriolet” është emisioni i ri që vjen në ekranin e Top Channel e që do të argëtojë të rinjtë në këtë sezon veror.
Emisioni ofron informacione të ndryshme për modën dhe jetën e yjeve të showbizit shqiptar, si dhe të personave të bërë publik përmes programeve të ndryshme televizive si “Big Brother” apo “The Voice”.
Gjatë 30 minutave emisioni përmban edhe opinione të njerëzve të thjeshtë, të rinj e të moshuar, mbi figurat në fjalë. Për më shumë na ndiqni çdo të shtunë në orën 17:00 në ekranin e Top Channel.
Top Channel