3 shpërthime në Pakistan, 41 të vdekur

27/07/2013 04:00

Të paktën 41 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të 3 bombave të premten, në një zonë fisnore të Pakistanit veri-perëndimor, bëjnë të ditur zyrtarët.

Në sulmin e parë, një bombë anës rrugës goditi një makinë në Agjencinë Kurram, që është pjesë e rajoneve problematike fisnore, në kufi me Afganistanin, njoftuan zyrtarët. Mjeti ishte duke çuar pasagjerët në qytetin Parachinar, që është qendra administrative e agjencisë.

Më vonë, dy bomba në Parachinar vranë të paktën 39 persona dhe plagosën 100 të tjerë. Zyrtarët thonë se këto shpërthime ndodhën vetëm pak, para se njerëzit të festonin iftarin, momentin e shtrimit për të ngrënë me perëndimin e diellit, pas agjërimit gjatë Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Njëra nga bombat, besohet të ketë qenë vendosur në një motoçikletë, që shpërtheu në tregun e qytetit, sipas zyrtarëve. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Top Channel