Vritet në aksident 14-vjeçari

26/07/2013 00:00

Një 14-vjeçar humbi jetën në një aksident i goditur nga një automjet në rrugën Pogradec-Tushemisht.

Minoreni po lëvizte me biçikletë kur u godit nga një mjet pa targa që u largua nga vendi i ngjarjes dhe është gjetur më pas i braktisur në lagjen numër 1 të qytetit.

Mjeti rezultoi të ishte në pronësi të shtetasit Artan Buzo dhe që drejtohej nga i biri 17-vjeçar, Xhoi Buzo, i cili është shoqëruar nga policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta