Nicky Minaj “kapet mat” në dush

26/07/2013 00:00

Nicky Minaj provokoi sërish ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një foto “të zënë pa mendje” në atë që me sa duket është ambienti i një dushi.

Këngëtarja 30-vjecare shoqëroi foton e postuar me komentin #iThingUcaughtMeInTheMoment. Por pavarësisht se është në dush, grimi i saj në fytyrë është i paprekur dhe modeli i flokëve po ashtu i rregullt.

Fotoja është e radhës në serinë e imazheve “të nxehta” të publikuara nga vetë këngëtarja me forma të bollshme. Në ndryshim nga herët e tjera, ku 30-vjeçarja e famshme për fundshpinën e saj, këtë herë në qendër “të vëmendjes së aparatit” ka qenë pjesa e sipërme e trupit.

Së fundmi këngëtarja bashkëpunoi me Chris Broën për këngën e tyre “Love more”.

Top Channel