Irak, sërish të vdekur nga dhuna

26/07/2013 02:30

Të paktën 31 persona janë vrarë në një tjetër valë dhune në Irak, bëjnë të ditur zyrtarët vendas. 15 veta mbetën të vdekur në një sulm me bombë në qytetin e Muqdadiya, 80 km në veri-lindje të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.

Një bombë pranë një dyqani kafeje në Madain, në jug të Bagdadit, vrau të paktën 2 persona. Ndërsa, trupat e 14 muslimanëve shiitë, pa plagë armësh në kokë, u gjetën në një barrikadë false, të vendosur nga militantët sunitë, 200 km në veri të Bagdadit.

Zyrtarë lokalë thanë se barrikada u ngrit për afro 1 orë e gjysmë, gjatë së cilës militantët kontrollonin dokumentet dhe vrisnin ata shoferë, që i përkisnin etnisë shiite.

Sulmi erdhi pas një ofensive madhore në qytetin fqinj të Suleiman Bek, që bëri të largoheshin forcat e sigurisë nga rruga.

Një raport bën të ditur se shpërthimi në Muqdadiya ndodhi në një dyqan kafeje të tejmbushur, ku njerëzit ishin mbledhur pas perëndimit të diellit, si çdo ditë gjatë Ramazanit, për të darkuar.

Ahmed Ibrahim, punonjës qeverie, tha për Associated Press se ishte në një dyqan për “shopping”, shumë pranë atij të kafesë, në momentin e ngjarjes.

“Të gjitha vrapuan për në vendin e shpërthimit dhe panë trupat e shpërfytyruar, që kishin dalë nga ambienti i kafenesë, për shkak të forcës së shpërthimit”, tha ai. “Skena ishte e tmerrshme”.

Top Channel