Presidenti i Francës, Francois Holande është i gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit bilateral të emrit mes Shkupit dhe Athinës.

Kështu shkruajnë mediat greke, duke cituar presidentin francez, i cili ka thënë se për shkak të raporteve të mira me palën greke dhe atë maqedonase, Parisi zyrtar është i interesuar të ndihmojë në tejkalimin e pengesës kryesore për Maqedoninë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Por nga ana tjetër, vetë kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është skeptik për arritjen e një kompromisi. Ai ka thënë se problem serioz për tejkalimin e kontestit 20-vjeçar përbën mosgatishmëria e palës greke për të biseduar rreth kësaj çështjeje.

“Problemi kryesor në këtë moment është se ne, por edhe ndërmjetësi nërkombëtar, kemi problem për të biseduar me palën tjetër dhe kjo është shumë e dukshme. Pra, problemi kryesor është vendosja e dialogut. Megjithatë, kur të na jepet mundësia për të biseduar me palën tjetër, që ndodh shumë rrallë, ne do t’i përmbahemi qëndrimit tonë që e kemi shpalosur kohë më parë, se për ndryshimin e emrit vendosin qytetarët në referendum”, ka deklaruar Gruevski.

Gruevski ka thënë se partia e tij është e interesuar për të gjetur një zgjidhje për emrin, por që nuk do të ndikonte në identitetin e popullit maqedonas. Ai ka bërë të ditur se nuk pajtohet me çfarëdo zgjidhje që parasheh ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA