Filmi i fundit i James Gandolfini

26/07/2013 00:00

Një James Gandolfini i qeshur dhe me mjekër shihet në posterin e filmit të tij të fundit me titull ‘Enough Said’.

Filmi me regji të Nicole Holofcener do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit të Torontos dhe do të jetë një event shumë special pas vdekjes së aktorit më 19 qershor, në moshën 51-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij Gandolfini ka interpretuar në më shumë se 50 filma, por u bë i famshëm me serialin “Sopranot”, ku luante rolin e një bosi të mafias në Nju Xhersi.

Gandolfini ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare pas një infarkti që pësoi gjatë pushimeve në Itali.

Top Channel