
Tyler Hoechlin, një aktor shumë pak i njohur, është kandidati kryesor për të zëvendësuar Christian Bale në rolin e Batmanit.
25-vjeçari, i cili ka interpretuar në serialet ‘Teen Wolf’ dhe ‘7th Heaven’, mund të shfaqet në ekranin e madh si Batman në pjesën e dytë të filmit ‘Man Of Steel’. Zack Snyder, regjisori i këtij filmi, javën e kaluar deklaroi se për herë të parë në vitin 2015 do të shfaqeshin në të njëjtin film Superman dhe Batman.
Fillimisht mendohej se Christian Bale do të luante sërish rolin e Batman, por aktori nuk pranoi.
“Ia dolëm me sukses të realizonim tre filma të Batmanit dhe besoj se mjaftojnë. Të mos e teprojmë. Mendoj se një rol i tillë duhet të jetë si një stafetë që i kalon aktorëve të tjerë. Mezi po pres të shoh dikë tjetër me maskën e Batmanit”, pati deklaruar Bale.
Top Channel