Shakira, një trup perfekt 6 muaj pas lindjes

25/07/2013 00:00

Ajo frikësohej se “nuk do të ishte kurrë më një femër seksi”, pasi lindi fëmijën e saj të parë në janar të këtij viti.

Por, Shakira ka treguar se, vetëm 6 muaj më vonë, ajo ruan sërish forma të tonifikuara në një shkallë mahnitëse.

Këngëtarja 36-vjeçare kolumbiane tregoi një pamje perfekte të shtatit të saj e mbi të gjitha një stomak të sheshtë të përkryer, në dy veshje të ndryshme bikini.

Gjatë pushimeve në Hawaii, ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA