Pakistan, bomba te Shërbimet Sekrete

25/07/2013 01:00

Agresorë kanë hyrë me forcë në një zyrë të Agjencisë së Inteligjencës në Pakistan, duke vendosur bomba e duke plagosur më shumë se 30 persona, bën të ditur policia.

Njerëz të armatosur kryen disa shpërthime në kompleksin e mbikqyrur në provincën jugore të Sindh-it, si dhe shkëmbyen zjarr me personelin e sigurisë.

Të paktën 5 persona janë vrarë, nga të cilët më shumë raportohen të jenë agresorë.

Ndërtesat përreth u shembën dhe zyrtarët frikësohen se mund të ketë disa persona të zënë nën gërmadha. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmet, në qytetin e Sukkur-it.

Policia tha se objektiv i sulmit duket se kanë qenë zyrat e Agjencisë së Shërbimeve Sekrete (ISI). Pothuajse 10 persona ishin mes atyre që shkaktuan këtë sulm.

Ata morën nën kontroll një prej ndërtesave të qeverisë, ndërsa një tjetër zyrë ishte ende nën flakë, sipas medias shtetërore Pakistan Television Corporation (PTV).

Çatia e një ndërtese të tretë është raportuar e shembur, duke dyshuar për persona të mbetur nën rrënoja. Policia ka dërguar përforcime në zonë.

Top Channel