Kylie, në super formë
25/07/2013 00:00
Kanë kaluar 13 vjet që kur Kylie Minogue bëri bujë e veshur me
pantallonat e saj të shkurtra ngjyrë floriri, që i tregonin linjat
perfekte.
Tani, në moshën 45-vjecare ajo vendos të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku duket se është ende në super formë.
Kylie shfaqet në foto e veshur me një kostum banjoje leopard-print, duke shijuar pamjen e oqeanit, por nuk është e vështirë të kuptohet se cila pjesë e fotos tërhoqi më shumë vëmendjen e fansave.
Në komentin përbri fotos, Kylie shkruan:”Gati për t’u nisur, drejt blusë”.
Top Channel