Kinë, vrau dy zyrtarë, refuzuan lejen për fëmijën

25/07/2013 00:00

Në provincën jugore të Kinës, Guangxi, një burrë qëlloi për vdekje dy
zyrtarë e plagosi katër të tjerë vetëm sepse refuzuan t’i jepnin leje
rezidenciale fëmijës së tij të katërt.

I dyshuari, He Shenguo, ishte paraqitur ne Departamentin e planifikimit ne qytetin Dongxing per te depozituar kerkesen e ka refuzuar te paguaje tarifen e larte te kerkuar me kete rast. Ne Kine, qytetareve te paregjistruar pa leje qendrimi, u mohohen sherbimet shendetesore e ato sociale.

Televizioni shteteror CCTV tregoi pamje te marra nga nje kamera amatore, ku shihet nje burre me nje hanxhar ne dore dhe policet qe perpiqen ta vene nen kontroll.

Policet arriten ta vene ne pranga personin ne fjale, ndersa kater zyrtaret e plagosur u derguan ne spital.

“Per momentin, gjendja e tyre eshte e stabilizuar. megjithate, kane humbur shume gjak dhe nuk jane krejtesisht jashte rrezikut”, thotë drejtori i spitalit.

Nje hetim ka nisur mbi ngjarjen e rende, por nderkohe CCTV njoftoi se agresori ishte regjistruar si person me probleme mendore e tregoi edhe fotot e asaj qe mendohet te jete certifikata e tij shendetesore. Ai ka nje djale dhe tre vajza. Edhe pse aborti i detyruar, sterilizimet dhe shkaterrimi i banesave te dhunuesve, ishin metoda te perdorura rendom ne kinen e viteve 1980, vendi sot mbeshtetet me se shumti tek gjobat per zbatimin e politikes se nje femije te vetem.  

Top Channel