Cameron: Të eksportojmë martesat gay

25/07/2013 00:00

Britania u bë shteti i radhës që legalizoi martesat mes cifteve homoseksuale. Nisma e kryeministri Cameron përcau partinë e tij, por në fund mori votat e nevojshme për t’u shndërruar në ligj.

Pas “këtij suksesi” kryeministri Cameron tha se ndjehej krenar për një vendim të tillë. Ai tha se “Britania tashmë është vendi më i mirë për të qenë gay”.

Në fjalimin e mbajtur në Downing Street, ku mes të pranishmëve kishte edhe përfaqësues të komunitetit homoseksual në Britani, Cameron tha se ndjehej krenar dhe se do të këshillohej me anëtarët e kabinetit të tij “për të eksportuar martesat gay”.

“Personalisht jam shumë krenar për këtë. Mendoj që është një hap i madh. I kam kërkuar skuadrës hartuese të ligjit që të vazhdojnë punën sepse sigurisht, në mbarë botën njerëzit e panë këtë hap dhe ne dhamë një shembull se si të miratojmë ligje të mira në kohë të mirë. Shumë vende do dëshirojnë të kopjojnë këtë ligj. Unë mendoj se si të bëjmë më shumë, ndaj them që të eksportojmë edhe skuadrën hartuese të ligjit për asistencë në vendet e tjera”, tha Cameron.

Megjithatë, ligji ka ngjallur pakënaqësi brenda konservatorëve britanikë. Ish-ministri i Mbrojtes, Gerald Howarth tha se cështja në fjalë përcau thellësisht partinë. Ai akuzoi kryeministrin Cameron se po kërkon të ndërmarrë ndryshime thelbësore të shoqërisë, ndryshime për të cilat nuk ka mandatin e catkuar.

Top Channel