Goran Marinkoviç, shefi i grupit të ri parlamentar në Kuvendin e
Kosovës, ”e ardhmja e përbashkët”, ka thënë se ky grup në Komisionin
Qendror të Zgjedhje do të shtrojë kërkesën për formimin e iniciativës së
re qytetare.

Marinkovic tha për Beta se nuk është anëtar i asnjë partie politike, përfshirë edhe Partinë e Pavarur Liberale (SLS), të udhëhequr nga Slobodan Petroviç.

”Me anëtarët e rinj të grupit tonë, pastaj me ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rasiç, dhe disa politikanë serbë në Kosovë, do ta krijojmë një iniciativë të re qytetare dhe të pavarur do të dalim në zgjedhjet e 3 nëntorit”, ka thënë ai.

Ai shtoi se me kolegët po përgatitë një parti të re e cila do të themelojw pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Grupi Parlamentar ”E ardhmja e përbashkët” është themeluar në maj. Më pas, ministri Nenad Rasiç u përjashtua nga Partia Liberale Serbe, duke vlerësuar se kjo është bërë në kundërshtim me statutin e partisë.

Top Channel