Ndërsa zyrtarët në Kosovë paralajmërojnë janarin e vitit 2014 për të
dalë me një propozim për ndryshim misioni të Forcës së Sigurisë,
autoritet e NATO-s nuk e mohojnë më që FSK edhe për dy vjet të tjera do
të mbetet me mision të njëjtë.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu i ka thënë Radio Kosovës se autoritet kosovare janë zotuar se nuk do të bëjnë asnjë vendim për ndryshim misioni pa u aprovuar nga NATO.
 
“Ministri i FSK-së Agim Çeku ka bërë një zotim që ndryshimet do të bëhen vetëm pasi ato të jenë prezantuar partnerëve të saj në NATO dhe NATO mirëpret këtë zotim për konsultime paraprake”, ka thënë Lungescu.

Autoritet në Prishtinë gjithashtu nuk flasin për afatet.
Drejtori i Departamentit të Informacionit në Ministrinë e FSK-së Ibrahim Shala thotë se rishikimi i sektorit të sigurisë do të nxjerr një rekomandim për qeverinë për misionin e ardhshëm të FSK-së.

Por, sipas Shalës rekomandimet nuk janë të parapërcaktuara. Megjithatë ai nuk ka sqaruar nëse kjo nënkupton se nuk është vendosur ende që propozimi të jetë gjithsesi transformim në ushtri.

Top Channel