“Do jem pa filtra”/ Kristi Lamaj dhe Lei Kraja zbulojnë në “Goca & Gra” surprizat e emisionit ‘Urban Gen’, në fokus të rinjtë, arti dhe…
Aktorja Penelope Cruz ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, fryt i
lidhjes me Javier Bardem. Bebja eshte vajze, por ende nuk dihet emri i saj. Ajo erdhi në jetë në të njëjtën ditë me djalin e Kate dhe William.
Aktorja spanjolle ka edhe një fëmijë tjetër me bashkëshortin e saj Javier, djalin 2-vjeçar Leonardo.
Por ndërsa Kate dhe William kanë dhënë detaje rreth fëmijës së tyre, Cruz dhe Bardem janë treguar shumë të rezervuar gjate kesaj periudhe.
Më herët aktorja pati deklaruar: “Unë dua që djali im dhe fëmijët e mi – nëse do të kem të tjerë, – të rriten në një mënyrë sa më anonime të mundshme. Fakti që unë dhe Havier kemi vendosur të bëjmë këtë punë që bëjmë, nuk i jep të drejtë askujt që të futet në privatësinë tonë”.
Top Channel