Aksident me vdekje nga shpejtësia

22/07/2013 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një
tjetri ka ndodhur mesditën e së dielës në akin rrugor Elbasan – Peqin
prane fshatit Pajove.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se mjeti tip Benz me targa TR 5431 T ka humbur kontrollin duke u perplasur me bordurat anesore te rruges e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri 47-vjeçar Arben Duja, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi Qemal Filja.

Mësohet se mjeti vinte nga Durrësi në drejtim të Elbasanit. Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes si edhe grupi hetimor paraprakisht konkuldojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij aksidenti.

Top Channel