Zelandë, tërmet 6.5 ballë

21/07/2013 00:00

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka tronditur Zelandën e Re dhe ka dëmtuar godinën e Parlamentit në Uellington.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 17:09 (05:09 me orën shqiptare). Nuk ka raportime për viktima dhe autoritetet kanë përjashtuar rrezikun e tsunamit.

Një banor i zonës theksoi: “Ka xhama të thyer kudo. Në fillim u përhap paniku pasi njerëzit menduan se mos kishin të bënin me një tjetër Christchurch.”

Një tërmet prej 6.3 ballësh vrau 185 persona në Christchurch në shkurt të vitit 2011.
 
Zelanda e Re është një vend që goditet nga rreth 14 mijë tërmete në vit, por vetëm 20 prej tyre janë mbi 5 ballë.

Top Channel