Prej orës 10 të paradites së sotme ka rinisur numërimi i votave të qarkut të Lezhës, pas vendimit të KQZ-së për rinumërim.

Procesi filloi dje duke vijuar gjithë ditën deri në mbrëmje. Edhe gjatë partadites së sotme, të paktën deri tani, procesi ka vijuar pa ndonjë ndryshim me numërimin e bërë nga vetë numëruesit pas zgjedhjeve.

KQZ-ja nuk gjeti defektet që u thanë se mund të gjendeshin. Ky institucion ngriti 8 grupe numërimi që po shikojnë me shpejtësi votat, me synim për ta mbyllur këtë proces gjatë ditës së sotme. Më pas pritet të nisë numërimi i kutive të Shkodrës.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka paraqitur në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për pavlefshmëri të shqyrtimit të votave nga ana e KQZ-së. Kjo kërkesë pritet të merret në shqyrtim ditën e hënë nga ana e gjykatës. Në këtë qark, opozita mori katër mandate dhe të djathtet 3.

Pas shqyrtimit të 10 kutive nga ana e KQZ-së rezultati ndryshoi, por pas hapjes së shumë kutive nuk u gjetën më shkelje apo ndryshim të procesverbaleve me votat e gjetura në kuti.

Top Channel