PD: Nuk pranojmë rezultatin e zgjedhjeve
21/07/2013 00:00
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një dalje para mediave theksoi se “rinumërimi i votave për Qarkun e Lezhës nxorri në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës i cili me bandat e tij të krimit, drogës dhe prostitucionit përmbysi rezultatin me terror”.
“Rezulton se Rama ka vjedhur me dhunë, terror e para’ të pista mbi 1000 vota në Qarkun e Lezhës. Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij po kërkojnë të bllokojnë transparencën dhe ne i bëjmë thirrje që të ndalojë presionet dhe përpjekjet për të ndaluar rinumërimin e votave”, u shpreh Bogdani.
“Partia Demokratike nuk e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë”, shtoi Bogdani.
Top Channel