Shtëpia e tmerreve në SHBA/ Gjenden eshtra, mijëra video dhe pamje tronditëse në banesën e pornografit të dyshuar për lidhje me zhdukjen e shtatë grave
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se “qeveria e Assad mund te jetë bërë edhe më e fortë muajt e fundit, por duhet bërë më shumë për ndihmuar forcat opozitare në Siri”.
Cameron i tha BBC-së se “ka një bllokim të situatës në terren”, por puna në rang ndërkombëtar duhet të vazhdojë për të gjetur një zgjidhje.
Ai pranoi se “ka shumë ekstremizëm në radhët e opozitës, por disa grupe të moderuar e meritojnë mbështetjen”.
Ushtria siriane ka fituar terren, veçanërisht pas marrjes së qytetit strategjik Kësir, në perëndim të vendit, në muajin qershor.
Edhe pjesa më e madhe e Homsit është nën kontrollin e forcave pro-qeveritare, të mbështetur nga militantët e lëvizjes libaneze “Hezbollah”.
Top Channel