Të hënën, votimi për kreun e ri të PD-së
20/07/2013 00:00
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në
Partinë Demokratike njoftoi përmes një deklarate për shtyp se zgjedhjet
për Kryetarin e ri të PD-së mbahen të hënën në korrik.
Procesi i votimit do të nisë në orën 08.00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19.00. Në njoftim thuhet se vendvotimet janë përcaktuar dhe se anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe apo çdo grup-seksioni në Tiranë.
Nderkohe anetaret e Këshilli Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike.
Top Channel