Navalny, në Moskë, premton fitore në zgjedhje

20/07/2013 00:00

Alexei Navalny zotohet të luftojë dhe ta fitojë votën e kryetarit të
Bashkisë së Moskës. Lideri opozitar rus u kthye në kryeqytet nga Kirovi
ku Gjykata e rrethit e dënoi me 5 vjet burg për mashtrimin e një firmë
shtetërore druri, akuza të cilat pretendojnë se 37-vjeçari ka përfituar
kësisoj 400.000 euro, por që Navalny i mohon me forcë duke e quajtur
gjyqin “një inskenim politik”.

“Ata nuk kane me pushtet ne sallat e gjyqit! Nuk kane me pushtet per asgje. sepse fuqia eshte ketu. ne jemi forca e vertete dhe duhet te luftojme per pushtetin politik te vendit tone”, tha Alexei Navalny.

Aktivisti opozitar u lirua nga paraburgimit ne pritje te procesit te apelit, nje zhvillim ky qe erdhi pas kerkeses se papritur nga prokurorët. Dënimi i Navalny-t ishte bërë shkak për kritika te ashpra si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe dhe Bashkimi Evropian.

Arsyeja e dhene per lirimin e tij ishte se mbajtja ne paraburgim do t’i mohonte te drejten e zgjedhjes 37-vjeçarit kandidat në garën për kryetar bashkie të Moskës ne muajin shtator.Blogu i Alexei Navalny, kundershtar i bindur i Kremlinit, ka nje popullaritet të jashtëzakonshëm në internet, jo vetëm sepse zbulon zyrtaret e korruptuar por edhe për ilustrimet, imazhet komike dhe frazat inteligjente e plot humor me te cilat godet kete fenomen.

Top Channel