
Prej orës 10 të mëngjesit të së shtunës deri vonë ka vijuar procesi i numërimit të votave të qarkut të Lezhës pas vendimit të KQZ-së për rinumërim.
I gjithë procesi ka vijuar pa ndonjë ndryshim me numërimin e bërë nga vetë numëruesit pas zgjedhjeve. KQZ-ja nuk gjeti defektet që u thanë se mund të gjendeshin. KQZ-ja ngriti 8 grupe numërimi që po shikojnë me shpejtësi votat me synim për ta mbyllur këtë proces gjatë ditës së dielë. Më pas, pritet të nisë numërimi i kutive të Shkodrës.
Ndërkohë që Partia Socialiste ka paraqitur në Kolegjin Zgjedhor kërkesë për pavlefshmëri të shqyrtimit të votave nga ana e KQZ-së. Kjo kërkesë pritet të merret në shqyrtim ditën e hënë nga ana e gjykatës. Në këtë qark opozita mori katër mandate dhe të djathtët 3.
Pas shqyrtimit të 10 kutive nga ana e KQZ-së rezultati ndryshoi, por pas hapjes së shumë kutive nuk u gjetën më shkelje apo ndryshim të procesverbaleve me votat e gjetura në kuti.
Top Channel