Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se
Qeveria po bën përpjekje të integrojë qytetarët serbë në veri. Në këtë
kontekst, ai ka përmendur miratimin e Ligjit për amnistinë i cili, sipas
tij, nga një pjesë e njerëzve në Kosovë është keqinterpretuar me
qëllim.

“Ligji për amnistinë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është dëshmi e një zemërgjerësie të qytetarëve të Kosovës që ta shtrijnë dorën e amnistisë – pajtimit”, ka theksuar Hoxhaj për ”Epokën e re”.

“Çdo shoqëri në situatë të njëjtë është sjellë në mënyrën e njëjtë. Ligji për amnistinë nuk është shpikje e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Çdo shtet serioz, i cili ka synuar të ndërtojë shtet dhe kulturë politike të përbashkët, ka bërë hapa të tillë”, ka thënë Hoxhaj.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se janë tri shtete në radhë për ta njohur Kosovën.
                    

Top Channel