Elbasan, parandalimi i zjarreve

20/07/2013 00:00

Prefektura e Elbasanit dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Elbasan po marrin masa për parandalimin e zjarreve  dhe përballimin e tyre gjatë sezonit të verës.

Deri me tani nuk jane shenuar raste zjarresh por nisur dhe nga vitet e kaluara problematike jane muaji gusht dhe shtator kur pas te korrave fermeret djegin arat me qellim pasurimin e tokes dhe hapjen e kullotave.

“Ne kemi kërkuar të vendoset një projektues, i cili të kontrollojë zonën ku njerezit pushojne dhe të marrë masa për të parandaluar rënien e zjarreve. I kemi kërkuar qeverisjes vendore, që në pyje të ketë shfrytëzues të pyjeve dhe të kullotave”, thote Mustafa Arapi.

Arapi ve theksin ne funksionimin e te gjithe hallakve sidomos te policia per ndalimin e autoreve te zjarreve dhe gjykates per denimin e tyre pasi shumica e rasteve te zjarreve kane qene qellimshme. Nje vit me pare ne qarkun e Elbasanit jane perfshire nga flaket 717 hektarë pyje dhe kullota.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta