Avokati Koçi padit policinë

20/07/2013 00:00

Tre muaj pasi është shuar zhurma e arrestimit disa orësh të tij, avokati
Bardhi Koçi i është drejtuar gjykatës së kryeqytetit, por kësaj radhe
rolet kanë ndryshuar.

Nga një i akuzuar, avokati akuzon policinë e për pasojë kërkon të dëmshpërblehet me 200 mijë euro për dëmtimin e imazhit të tij dhe shkelje të të drejtave. Sipas avokatit, policia ka kryer shkelje ne maj te ketij viti, kur deklaroi se e arrestoi ne kushtet e flagrances, ne nje kohe qe nuk kishte as prova dhe as fakte.

“Natyrisht unë kam kërkuar 200 mijë euro, për faktin se më kanë dëmtuar imazhin padrejtësisht. Ata vepruan si banditë. Ata erdhen pa mandat tek një zyrë avokatie, ata erdhen pa njoftuar prokurorinë. Ata nuk kuptojnë dot ç’është flagranca, ç’është urdhër-ndalimi, ç’është shoqërimi. Ata ishin të papërgjegjshëm”, tha Koçi.

Ndalimi i avokatit nga policia u krye pas denoncimit te dy biznesmeneve te cilet pretenduar se koci u kishte marre ne 2009 nje shume lekesh duke ju premtuar leje ndertimi.

Por prokuroria nga ana e saj e konsideroi shkelje dhe urdheroi lirimin e menjehershem të Koçit.

“Perveç padise civile, kam bërë edhe kallëzim penal në Prokurori ndaj policisë”, theksoi Koçi.

Krahasuar me gjykatat e tjera rezulton se Gjykata e Tiranes mban vendin e pare ne vend per depozitimin e kerkesave te padive per shkaktim, demi ku per shtate muaj jane te regjistruara 717 kerkesa te tilla, mes te cilave kryesojne kerkesat e qytetareve qe synojne demshperblimin per aksidentet automobilistike, te largimeve te padrejta nga puna dhe per demtimet gjate trajtimit mjekesor.

Top Channel