Autostrada Vërmicë-Prishtinë-Merdare përfundon në fund të këtij viti.
Ndërsa në vjeshtë do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup.
Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, i cili bashkë me
Ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujotën dhe zëvendësministrin e
Ambientit, kanë inspektuar punimet në segmentin 7 dhe 8 të “Rrugës së
Kombit”.

Kryeministri i Kosoves u informua nga punëtorët e kompanisë Bechtel-Enka, për punën që është duke u bërë në këtë segment të autostradës. Ai më pas ka vizituar edhe urën që është duke u ndërtuar në zonën industriale midis Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Ai, po ashtu, ka thënë se Kosova gradualisht po shndërrohet në një udhëkryq për rajonin me infrastrukturën, sipas tij, më moderne në Ballkan.Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka bërë të ditur se ndërtimi i segmentit 7, 8 dhe 9 i autostradës, ka ndikuar dukshëm edhe në mbrojtjen e ambientit, pasi që, sipas tij, në vendin ku janë hedhur depozitat e hirit deri më tani janë vendosur rreth 450 mijë metra kub material dhe rreth 32 hektarë toke, mund të kthehen në tokë të gjelbëruar.

Top Channel