Takimi Kerry-Abbas për paqen në Palestinë

19/07/2013 15:45

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takohet me liderin e Autoritetit Palestinez në Ramallah, në një përpjekje për të rigjallëruar bisedimet e paqes me Izraelin.

Departamenti i Shtetit lajmëroi këtë të premte se përveç presidentit Abbas, Kerry do të takohet edhe me kryenegociatorin palestinez, Saeb Erekat.

Takimi pritet të jetë përcaktues, pasi palestinezët nuk e kanë pranuar një plan të ri paqeje të prezantuar së fundmi nga Uashingtoni.

Ata kërkojnë më shumë garanci që Izraeli do të rikthehet në kufijtë e vitit 1967, duke zhbërë edhe të gjithë vendbanimet e ngritura deri më tani në territorin palestinez.

“Problemi është se deri tani nuk ka një detyrim të qartë, të shkruar në dokument, që i referohet termave konkretë të paqes”, deklaroi Mustafa Barghouti, kreu i Iniciativës Kombëtare Palestineze.

Top Channel