Spanjë, protestat anti-qeveritare, disa të plagosur

19/07/2013 15:35

Policia spanjolle dhe dhjetëra protestues anti-qeveritare u përballën
gjatë mëngjesit në sheshin qëndror të Madridit, duke lënë disa persona
të plagosur.

Më shumë se një mijë spanjollë protestuan jashtë selisë së Partisë
Popullore në pushtet, e përfshirë së bashku me kryeministrin Rajoy në
një skandal korrupsioni.

Manifestuesit kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Nga ana e tij, Rajoy është vendosur nën presion për të dhënë shpjegime
në Parlament në lidhje me pagesat e jashtëligjshme. Ai ka mohuar që ta
bëjë diçka të tillë deri tani, duke theksuar se nuk ka bërë asgjë të
paligjshme.

Manifestimet e kësaj të enjte kanë shkaktuar ndërprerje të shumta të trafikut në Madrid.

Një protestë e fuqishme u mbajt gjatë së premtes edhe përpara selisë së Partisë Popullore në Valencia.

Aktualisht, Spanja është një prej vendeve më të goditura nga kriza
europiane dhe me papunësinë që ka prekur 26% të spanjollëve, skandali i
pagesave të jashtëligjshme të kryeministrit në pushtet ka krijuar një
vorbull të vërtetë kombëtare.

Top Channel