Lawrence dhe Hoult, sërish bashkë
19/07/2013 00:00
Jennifer Lawrence dhe Nicholas Hoult janë sërish bashkë pas ndarjes në muajin janar të këtij viti. Aktorja amerikane dhe ai britanik u lidhën në fillim të vitit 2011, por axhenda e ngjeshur e secilit çoi në ndarjen e tyre.
Por, tashmë që po interpretojnë sërish bashkë në filmin e radhës të sagës X-Men, 22-vjeçarja dhe 23-vjeçari kanë rinisur lidhjen.
Një burim tha për ‘Us Weekly’: “Nisën xhirimet thjesht si shokë, por një ditë i pamë duke u puthur. Janë sërish bashkë pasi ndjenja për njëri-tjetrin nuk u ishte shuar.”
Jennifer Lawrence interpreton Mystique, ndërsa Nicholas Hoult luan rolin e Beast në filmin X-Men.
Top Channel