Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ftuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton për të dërguar një mision të BE-së për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Kjo ftesë është bërë përmes një letre që zonja Jahjaga i ka dërguar zonjës Ashton gjatë së enjtes, njofton zyra për informim e Presidencës së Kosovës. “Mirëpres mundësinë që t’i akomodoj mbikëqyrësit e BE-së në Kosovë gjatë vjeshtës”, shkruan presidentja Jahjaga në letrën e saj.

Po ashtu, në këtë letër ndër tjerash thuhet se: “Si presidente e vendit jam plotësisht e përkushtuar të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, që do të rezultojnë me zgjedhjen e përfaqësuesve legjitimë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe t’i adresojmë brengat e tyre”.

Top Channel