Indi, dyshime mbi vajin e helmatisur

18/07/2013 03:30

Të paktën 22 fëmijë ndërruan jetë në Indinë veri-lindore, pasi kishin konsumuar ushqim falas në shkollë, gjatë vaktit të drekës, që përmbante substanca helmi, bën të ditur një zyrtar i shtetit.

Më shumë se 25 të tjerë u shtruan në spitalin e shtetit Bihar, bëri të ditur ministri i Edukimit të Bihar-it, P.K. Shahi, pasi kishin gëlltitur një insekticid, që gjendej në ushqim. Njëri prej tyre mbetet në gjendje kritike, njofton spitali.

Helmi ishte fosfor organik, një lëndë kimike që, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se përdoret zakonisht në agrikulturë.

Ai është një agjent nervor, i ngjashëm me gazin sarin, që përdoret në luftërat kimike, bën të ditur Departamenti amerikan i Shëndetësisë.

Ekspozimi ndaj dozave të mëdha të tij mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, vështirësi të frymëmarrjes, paraliza dhe arrest kardiak.

Shahi tha për CNN se kuzhinieri i shkollës dyshonte mbi kualitetin e vajit, të cilin i ishte kërkuar ta përdorte, por ai ishte përjashtuar nga drejtoresha e shkollës.

“Informacioni, që më ka ardhur mua, tregon se drejtoresha e shkollës ishte informuar nga kuzhinieri se gjysma e gatimit nuk ishte siç duhej, duke dyshuar te cilësia e vajit. Por drejtoresha e qortoi atë, ndëshkoi edhe fëmijët, duke i detyruar ata të vazhdonin të ushqeheshin”.

Top Channel