Greqi, 4 mijë policë në mbrojtje të ministrit gjerman

18/07/2013 14:30

Më shumë se 4 mijë policë jane vendosur në rrugët e Athinës, me rastin e vizitës së ministrit të Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schauble.

Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Samaras, e cila më parë gjatë javës aprovoi shkurtime të reja në administratë, ka bërë të ditur se nuk do të lejojë manifestime popullore gjates se enjtes.

Berlini është kreditori kryesor i Greqisë, por në vend mbizotëron antipatia e theksuar ndaj Gjermanisë, pasi shihet se udhëheqësi kryesor i masave të forta shtrënguese, që kanë sjellë një përkeqësim drastik të nivelit të jetesës në vend.

Vizita e Schaubles pritet me rëndësi për politikën greke, edhe sepse ajo është e para e një ministrit gjerman të Financave që prej vitit 2009, kur nisi edhe kriza greke.

Ndërkohë, vendimi i marrë më parë gjatë së dites, për aprovimin e një pakete të re shkurtimesh në administratë, pritet që të ngjallë një valë të re protestash në vend, që pritet të nisin gjatë pasdites, pavaresisht urdherndalimit.

Top Channel