Aksidenti, 1 i vdekur e 3 të plagosur

18/07/2013 00:15

Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e Shqipërisë në këtë sezon veror, teksa në orët e mbrëmjes të së mërkurës, pranë fshatit Domje në autostradën Tiranë-Durrës, një mjet tip Benz me targa TR 5165 G humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Nga aksidenti rezultojnë 1 i vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur, e megjithatë emrat e viktimës dhe të lënduarve në këtë aksident nuk janë bërë ende të ditura.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, ndërsa forca policore kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet.

Ky aksident vjen gjatë një jave të mbushur me ngjarje të rënda në mbarë vendin, përfshi këtu grabitjet në Pukë, në Rrugën e Kombit dhe në Qafë Shtamë, aksidentet me pasojë dy të vdekur në Korcë e Kavajë, si dhe ai i aksit rrugor Elbasan-Librazhd, me 4 viktima, por edhe në Bulqizë, ku u aksidentua një fëmijë.

Top Channel