Turqi, protesta me iftar

17/07/2013 00:00

Praktikuesit e Ramazanit në Turqi po bëhen nxitës të protestave
anti-qeveritare. Të vetëquajturit “mwslimanë anti-kapitalistë”
organizojnë darka të mëdha publike të Iftarit në fund të agjërimit të
përditshëm, për të protestuar kundër qeverisë.

Dorian Jones i Zerit te Amerikes flet per nje strategji te re te ndjekur nga protestuesit: grumbullimet në rrugën kryesore të qytetit për iftar, darka që shtrohet pas agjërimit.

Vetëm disa qindra metra nga qendra e tubimeve kundër qeverisë në Parkun Gezi, demonstruesit e ulur mbi gazeta ndajnë ushqim ndërsa policia e mbështetur nga makina të blinduara, i vëzhgon. Ata besojne se darkat dergojne nje mesazh te fuqishem: duke ngrënë iftarin së bashku, njerëz të niveleve të ndryshme të shoqërisë, me mendime dhe ndjenja të ndryshme shprehin kundërshtimin e tyre ndaj presionit të qeverisë. ne fakt, kjo eshte nje kulture e re proteste qe po vihet re ne rrugët e Stambollit, Ankarasë por edhe të Sofjes.

Parrulla me humor, performanca, heqje dorë nga dhuna dhe shumë fantazi janë disa nga karakteristikat e përbashkëta. Edhe bullgaret, prej nje muaji jane duke protestuar kundër sistemit oligark. Në ditën e 31-të të demonstrimeve në Sofje, protestuesit, duke evokuar revolucionin francez, inskenuan në 14 korrik tablonë e famshme të Eugène Delacroix “Liria udhëheq popullin”.

Kjo ishte një ndër idetë e shumta inteligjente, tipike për protestat në Sofje. Vezhgues qe kane ndjekur edhe protestat ne Stamboll, gjejne mjaft tipare te perbashketa. Ata që dalin në rrugë, si në Turqi ashtu edhe në Bullgari, janë një brez i ri, i cili nuk ndihet i përfaqësuar nga politikanët, thone ata.

Është qendra e shoqërisë, e cila indinjohet që pushtetmbajtësit i shkelin me këmbë vlerat e demokracisë. Turqit në qytete thjesht nuk e pranojnë që shamia e kokës ngadalë po kthehet në një detyrim, që shitja e alkoolit kufizohet dhe që puthjet në sheshe publike ndalohen. Për këtë arsye edhe format plot fantazi të protestës si pirja dhe puthja në publik, jane nje lloj shpotie ndaj islamistëve.

Top Channel