Rita Ora, duet me Justin Timberlake

17/07/2013 00:00

Rita Ora po planifikon realizimin e një dueti me Justin Timberlake. Sipas ‘The Sun’, këngëtarja nga Kosova dhe ish-pjesëtari i grupit N’Sync, i cili ka provuar me sukses edhe karrierën si aktor në Hollivud, shumë shpejt mund të bashkëpunojnë për një këngë.

Gjatë një festivali të zhvilluar në Londër fundjavën e kaluar, Rita Ora është parë duke folur me bashkëshorten e Justin Timberlake, aktoren Jessica Biel.

Sipas në burimi për tabloidin, Biel e ka bindur bashkëshortin që të punojë me 23-vjeçaren.

Nëse nuk mjafton Jessica, Rita Ora mund të fusë një tjetër mik të fortë tek Justin, reperin amerikan Jay-Z, i cili ka ndihmuar Ritën në hapat e para në botën e spektaklit dhe ka bashkëpunuar me Justin Timberlake për këngën ‘Suit & Tie’.

Top Channel