Picë me fytyrën e Cristiano Ronaldos

17/07/2013 00:00

Cristiano Ronaldo tashmë ka edhe picën e tij falë shefit Domenico Crolla, i cili ka hapur një restorant italian në Gllasgou të Skocisë.

Përveç lojtarit të Real Madrid, kuzhinieri ka bërë pica edhe me fytyrën e Papa Françeskut, Barak Obamës, Merlin Monrosë, Rihanës apo Robi Uilliamsit.

Përbërësit e picës janë të thjeshta: salcë domateje për hijet dhe djathë për dritën.

Top Channel