Gjashtë mjekë dhe infermierë të qytetit të Elbasanit kanë përfunduar të
shtruar në spital me simptoma të helmimit pas një dreke mes kolegësh të
konsumuar në një nga lokalet në periferi të qytetit.
Të martën janë paraqitur ne urgjence 6 persona, staf i spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi”, të cilet kane shfaqur te njejtat shenja te helmimit si dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Po ashtu behet me dije se edhe personat e tjere qe drekuan ne kete lokal, kane ndjere shqetesime te aparatit tretes, por ne gjendje me te lehte.
Ndërkaq shefja e Pavionit të Infektivit Elida Zhuzhuni deklaron se shkak i helmimit dyshohet së është bërë salmonela e picave, por që nuk përjashtohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike.
“Personeli i psikiatrisë që përbëhet prej rreth 35 vetësh kanë konsumuar pica dhe 5 prej tyre kanë qenë më rëndë. Sëmundja të cilën ato paraqesin është helmim ushqimor. Ata po trajtohen për këtë problem”, thotë Zhuzhuni.
Nga ana tjeter i kontaktuar nga Top Channel, Drejtori i Higjienes në qytetin e Elbasanit, Agron Braho ben te ditur se eshte ngritur grupi i kontrollit, i cili ka marre monstrat e ushqimit ne lokal dhe po analizon perberjen e tyre.
Sipas Z. Braho do te merren te gjitha masat qe parashikohen ne ligj nese analizat bejne pergjegjes per helmimin, konsumimin e ushqimeve ne kete lokal.
Top Channel