Emma Roberts rreh të dashurin
17/07/2013 00:00
Emma Roberts është arrestuar nga policia kanadeze pasi ka rrahur të dashurin e saj, aktorin Evan Peters.
Sipas ‘TMZ’, aktorja 22-vjeçare, mbesa e të famshmes Julia Roberts, është ndaluar nga policia më 7 korrik pasi ka goditur dhe kafshuar 26-vjeçarin.
Emma është lënë e lirë disa orë pas arrestit pasi Evan nuk ka ngritur padi ndaj saj. Gjithçka është sqaruar dhe aktorët e rinj janë sërish bashkë.
Emma Roberts dhe Evan Peters janë njohur vitin e kaluar në sheshxhirimin e filmit ‘Adult World’.
Top Channel