Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Konflikti për një sipërfaqe toke prej 200 metrash ka bërë që katër
pjesëtarë të një familjeje në Bulqizë të dhunohen barbarisht nga fqinjët
e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ostren, ku 4 pjesëtarë të familjes së Hekuran Satës janë dhunuar nga anëtarët e familjes Koçi me të cilët janë fqinj.
Sipas informacioneve, dhuna më e madhe është ushtruar ndaj djalit 28-vjeçar të kësaj familje, Mehmet Sata, të cilit i janë thyer të dyja këmbët nga goditjet me mjete të forta dhe më pas e kanë hedhur nga një urë.
Dëmtime nga dhuna kanë marrë të 4 anëtarët e familjes Sata, të cilët janë të shtruar në spitalin e Bulqizës dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Top Channel