Një 23-vjeçare mbetet në gjendje të rëndë për jetën që prej së martës, pasi mori plagë të rënda në përballjen me një dem 500 kilogramësh, në ditën e fundit të festivalit tradicional të Pamplonës.
Shtetasja australiane u shndërrua në të katërtën të plagosur rëndë të festivalit rrezikshëm, që përfaqëson një traditë shekullore, në të cilën demat e egërsuar lëshohen në rrugët e mbipopulluara të qytetit.
Demat përshkrojnë rrugën mes kthesave të Pamplonës rrugën deri në arenë, ku dyluftojnë me toreadorët profesionistë, ndërsa për pjesëmarrësit, kjo është një provë e shkëlqyer burrërie dhe kurajo.
Megjithatë, e reja u dëmtua rëndë, kur briri i demit e goditi në gjoks, duke i çpuar një mushkëri dhe thyer disa brinjë.
Ajo u ndihmua nga shërbimet e urgjencës që ndodheshin në gatishmëri dhe u dërgua me spital në urgjencë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Të lënduarit në këtë eveniment kanë qenë me dhjetëra, me të shtunën si ditën më të “përgjakshme”, me 23 të plagosur.
Festivali i San Ferminit, në 100 vitet e fundit të zhvillimit të tij i ka kushtuar jetën 14 personave, të paktën nga të dhënat e njohura zyrtarisht.
Për herë të fundit, në këtë traditë të rrezikshme që vjen në kohët moderne që nga shekulli XIII, një person humbi jetën në vitin 2009. 27-vjeçari, spanjoll, u tejçpua në qafë nga një bri dhe ndërroi jetë brenda pak minutash për shkak të hemoragjisë.
Top Channel