Për vite të tëra është mbiquajtur “playboy”. Ndërsa sot “Playboy”-n, revistën e njohur, kërkon ta blejë.
Ronaldo, sipas burimeve të Daily Mail, kërkon t’i bëjë një ofertë për marrjen e ekskluzivitetit në Brazil të revistës erotike.
Miq të ish-sulmuesit brazilian, shpesh i njohur me pseudonimin “Fenomeni”, kanë bërë të ditur se drejtuesi aktual në Komitetin Organizativ të Botërorit 2014 ka synim të blejë revistën, për të zgjeruar horizontet e tij prej sipërmarrësi.
Pasi i ka dhënë fund futbollit, Ronaldo ka hapur një agjenci marketingu “9ine”, i cili ka nën kontratë disa yje të futbollit brazilian, duke nisur nga Neymar.
Përveç saj, duke qenë testimonial i kompanive të tilla si Nike, Fiat dhe Duracell, vetëm falë kontratave sponsorizuese, braziliani fiton mbi 12 milionë euro në vit.
Ish-fenomeni, gjithsesi, nuk do të ishte i pari kampion brazilian, që kërkon lidhje me botën e seksit: Pelè është testimonial i një fushate, që ka të bëjë me ata me probleme të organeve gjenitale, ndërsa Ronaldinho i një linje prezervativësh.
Top Channel