Spanjë, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit

15/07/2013 00:00

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy përballet me të tjera thirrje për
dorëheqje pasi gazeta ‘El Mundo’ publikoi disa tekste mesazhesh që
besohet ta lidhin Shefin e ekzekutivit me njeriun në qendër të skandalit
të pagesave të jashtëligjshme.

Sipas te perditshmes spanjolle, Rajoy i ka percjelle mbeshtetjen e tij Luis Barcenasit, ish-shefi i Thesarit te Partise Popullore ne pushtet. Barcenas eshte aktualisht ne arrest, ne pritje te procesit gjyqesor per korrupsion dhe evazion fiskal.

Ai mohon cdo gabim, ashtu si edhe vete Rajoy. Ish-pergjegjesi i Thesarit duhet te dale me vone gjate dites perpara nje gjykatesi, pikerisht nje jave pasi pranoi per te paren here se shkrimi i dores ne librin e llogarive ku jane shenuar me hollesi te gjitha pagesat, i perket atij vete.

Jane disa gazetat vendase qe pretendojne se Rajoy dhe politikane te tjere te larte kane pranuar pagesa te paligjshme, njoftime keto acaruese per nje vend ne mes te recesionit e nje papunesie rekord. Pretendohet se Barcenas menaxhonte nje fond te fshehte te partise popullore, donacionet per te cilin perftoheshin nga manjatet e ndertimit e me pas u shperndaheshin kesh lidereve partiake. Barcenas ka qenë në vitet 1991 deri 2010 përgjegjës për financat e PP. Për të dyshohet se ka fshehur në llogari rrjedhëse jashte kufijve gati 48 milionë euro.

Top Channel