SHBA, Kaliforni: Të burgosurit kundër zjarreve

15/07/2013 15:40

Shteti perëndimor i Kalifornisë, në SHBA, njihet për zjarret spontane që mund përhapen shpejt, duke dalë nga kontrolli dhe këtë vit stina e zjarreve ka qenë jashtëzakonisht e ngarkuar.

Për shkak të këtyre rreziqeve, Kalifornia ka disa nga zjarrfikësit më me përvojë në botë.

Megjithatë, në frenimin e zjarreve autoritetet kanë nisur të angazhojne edhe të burgosur.

Të dënuarit më të fuqishem fizikisht dhe pa histori krimesh të dhunshme mund të punojnë si zjarrëfikës gjatë kohës qe kryejnë dënimin, ndërsa u besohen mjete që mund të jenë edhe vdekjeprurëse.

Top Channel