Përgjimet, Merkel: SHBA të respektojë Gjermaninë

15/07/2013 15:15

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi zbardhjen e plotë të skandalit të përgjimeve amerikane në vend.

Kancelarja tha në një interviste për “ARD” se qeveria e saj do t`i shkojë deri në fund çështjes së përgjimeve nga NSA-ja.

”Shërbimi i Fshehtë Amerikan duhet të respektojë ligjet në fuqi”, tha Kancelarja.

”Pres një premtim të qartë të administrates amerikane se në tokën tonë do të respektohen ligjet tona”, shtoi ajo.

Merkel kërkoi gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave.

Në këshillimet për këtë temë Gjermania do të kërkojë që firmat të cilat operojnë në Europë, te njoftojne më parë autoritetet se kujt ia përcjellin të dhënat.

Top Channel