Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin “Kleçka” u janë kthyer sërish masës së arrestit shtëpiak. Një vendim i tillë është marrë nga një gjyqtar i EULEX-it, ndërsa lajmi është konfirmuar nga njëri prej avokatëve të Limajt, Tomë Gashi.

“Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tani. Për herë të dytë Gjykata e Apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi.

Ai ka kujtuar se masa e arrestit shtëpiak ishte ndërprerë për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqtari Malcolm Simons, por prokurori Salustro prapë ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthejë Limajn dhe të tjerët përsëri në arrest shtëpiak.

Ndaj Limajt, i njohur gjatë luftës si “Komandant Çeliku” dhe 9 ish-bashkëluftëtarëve të tij është duke u zhvilluar një proces gjyqësor nën dyshimin për krime lufte.

Top Channel